Aktualitet

Aksident në Korçë-Pogradec, 6 të plagosur

2 Dhjetor 2021, 08:34 Nga DOSJA
Aksident në Korçë-Pogradec, 6 të plagosur

MALIQ– Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitër në Maliq. Mësohet se mjeti tip furgon “Benz”, me drejtues E. D., është përplasur me një mjet tjetër tip “Benz”, me drejtues G. K.. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi G. K., si edhe 5 pasagjerë që udhëtonin në furgon. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.12.2021, rreth orës 08:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitërnë, Maliq, janë përfshirë në aksident mjeti tip furgon “Benz”, me drejtues shtetasin E. D., me një mjet tjetër tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi G. K., si edhe 5 pasagjerë që udhëtonin me mjetin tip furgon, të cilët u dërguan për mjekim në Spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 6 te plagosur ne maliq aksident ne maliq maliq 6 te plagosur ne maliq aksident ne maliq maliq

Sondazh

Poll