Aktualitet

Tërmeti / Banka Botërore ‘hap thesin’, miliona dollarë për shëndetësinë në Shqipëri

2 Dhjetor 2021, 11:33 Nga DOSJA

SHQIPËRI – Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ka miratuar dje një financim shtesë prej 29.5 milionë dollarë për projektin e Përmirësimit të Sektorit të Shëndetësisë në Shqipëri.

Sipas BB, kjo shifër do të nidhmojë në adresimin e dëmeve të shkatuara në vendin tonë si pasojë e tërmetit shkatërrimtar e vdekjeprurës të 26 nëntorit 2019 si dhe do të përmirësojë procesin e modernizimit dhe reformat në disa shërbime spitalore publike.

Financimi Shtesë do të ndihmojë në rehabilitimin e Spitalit të Krujës, Spitalit Rajonal të Lezhës dhe disa spitaleve e njësive në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ si: Departamenti i Angiologjisë dhe Kardiokirurgjisë, Spitalit Psikiatrik, Departamenti i Djegies dhe Kirurgjisë Plastike, dhe Spitali i Përgjithshëm Pedriatik.

Gjithashtu, do të furnizohen me pajisje të reja mjekësore Spitali i Pediatrisë dhe ai i Laçit.

“Rehabilitimi i infrastrukturës kritike dhe blerja e pajisjeve të reja mjekësore për spitalet rajonale dhe bashkiake do të ndihmojë në forcimin e rolit të tyre në ofrimin e kujdesit shëndetësor më cilësor dhe më efikas për popullin e Shqipërisë,” tha Emanuel Salinas, Menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë.

Financimi Shtesë po mbështet gjithashtu zbatimin e Sistemit Rajonal të Informacionit Shëndetësor në të gjithë rrjetin spitalor rajonal, i cili do të mundësojë një koordinim dhe integrim më të fortë të shërbimeve për të përmirësuar vazhdimësinë dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet banka boterore shëndetësia në shqipëri termeti i 26 nentorit banka boterore shëndetësia në shqipëri termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Dhjetor 2021, 08:34

Aksident në Korçë-Pogradec, 6 të plagosur

MALIQ– Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor K...