Aktualitet

VD- Komisioni për Sigurinë, raporton Nano: Policia do ristrukturohet

1 Dhjetor 2021, 09:16 Nga DOSJA
VD- Komisioni për Sigurinë, raporton Nano: Policia do ristrukturohet

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano dalë për herë të prë që nga emërimi i tij përpara Komisionit të Sigurisë ku ka raportuar për sigurinë në vend, kriminalitetin, aksidentet rrugore dhe zbardhjen e atentateve. Për pak më shumë se tre orë, kryepolici Nano u pyet mbi vrasjet e bujshme si atentati ndaj efektivit Xhulio Prela, ish-gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe deputetit Fatmir Xhindi. Për të treja ngjarjet, Nano tha se nuk mund të japë dëtaje pasi janë secrete hetimor, por që siguroi deputetët se janë ende nën hetim e që shumë shpejt do të ketë detaje që do të hedhin dritë mbi këto ngjarje kriminale.

Drejtori Nano foli për herë të parë dhe mbi vrasjen monstruoze të 8-vjeçarit Mateo Vasiu. Ai bëri një skede të autorit Klodian Çalamani, për të cilin tha se banesa i është kontrolluar për herë të fundit pesëditë para ngjarjes së rëndë. Nano shto se Çalamani kishte precedent të mëparshmë penalë për vjedhje banesash e bagëtish, por asnjëherë për ngacmim seksual. Drejtori i Policisë tha se mos zbardhja e vrasjeve nuk është diçka që ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në vende më të zhvilluara.

Përsa i përket numrit të atentateve, kryepolici tha se Shqipëri është thuajse në të njëjtin nive me vendet evropiane. Në rajon, sipas Nanos, Shqipëria vjen pas Bullgarisë e Rumanisë. Nano shtoi më tej se krimi është fuqizuar pasi ka edhe mundësinë financiare për ta bërë këtë gjë. Ai komentoi edhe grabitjet e banesave në Shënkoll ku qytetarët deklaruan se ishin të tmerruar e flinin me armë poshtë kokës. Drejtori i Policisë tha se autorët e këtyre vjedhjeve janë vënë në pranga.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Deklarata e Çuçit për ‘kandilin’, distancohet Nano, Xhaferraj: Më pëlqeve

Vrasja e Hoxhës, Nano: S’ruajmë dot çshtëpi, kanabisi s’është vetëm puna jonë

Vrasja e efektivit Prela, Nano: Po hetohet, një nga autorët është arrestuar

120 vrasje pa autor! Nano: E vështirë, as në Evropë nuk zbardhen të gjitha

Nano: Vrasjet në Shqipëri, baraz me Evropën, jemi në trend uljeje

Vrasja e deputetit Xhindi dhe gjyqtarit Konomi, Nano: Janë në hetim, sekret

“Mos e ktheni në intervistë”, Xhaferraj ndërpret Nanon, ndërhyn Naço

Vrasja e Mateos tek Siguria, Nano: Çalamani ishte hajdut banesash!

“Kërkoni falje”,fotoja e Hoxhës hap debat tek Siguria, Naço: Çelën e hoqa nga grupi

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore gledis nano komisioni i sigurise 1 dhjetor 2021 gledis nano komisioni i sigurise 1 dhjetor 2021

Sondazh

Poll