Aktualitet

VD-Deklarata e Çuçit për ‘kandilin’, distancohet Nano, Xhaferraj: Më pëlqeve

1 Dhjetor 2021, 12:00 Nga DOSJA
VD-Deklarata e Çuçit për ‘kandilin’, distancohet

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është distancuar nga deklarata e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, i cili tha ‘do ta merrni vesh kur t’i fiket kandili’ vetëm pak para se të tërhiqej nga detyra Ardi Veliu. I pranishëm në Komisionin e Sigurisë, Nano tha se nuk preferon të komentojë asnjë deklaratë të asnjë ministri. Këtë gjë e komplimentoi shumë demokrati Ferdinant Xhaferraj, i cili tha se i pëlqen fakti që distancohet.


Pjesë nga biseda:

Ferdinand Xhaferraj: Si e komentoni deklaratët e ministrit për paraardhësin tuaj që do t’i ‘mbarojë kandili’ dhe do ta merrni vesh kur ndodhë kjo gjë?

Gledis Nano: Në lidhje me deklaratën e ministrit Çuçi, nuk mund të komentoj asnjë deklaratë ministri.

Ferdinand Xhaferraj: Më pëlqeu zgjedhja për tu përgjigjur i fundit dhe për tu distancuar nga deklarata e ministrit. Upërgjigjët duke mos u përgjigjur dhe kjo gjë më përlqen. Ju, duke mos e komentuar rastin e kandilit, e komentuat dhe unë ju falenderoj. Keni gjetur polici të shthurur pasi keni kërkuar testimin e tyre për drogën. Krimi ka ndëshkuar me arrogancë dhe policia ka transferuar. Pse? Sepse politika ka udhëhequr. Përgjigjia është tek vaji i kandilit. Pse ka humbur besimi tek policia? Sepse policia bashkëpunon me krimin e organizuar. Kaq e rëndë është situata saqë ti e ke parë të arsyeshme që të nisë testi i drogës dhe e nisët. Ju falenderoj sepse keni vendosmëri. Dedoncojeni publikisht politikën, le të ju shkarkojnë, u shërbeni qytetarëve. Erdhët dhe kërkuar pagesën e orëve shtesë të efektivëve dhe kjo gjë tregon korrektësi. Një polic që shteti e mban jashtë orarit dhe nuk e paguan.

LAJMI KRYESOR: Komisioni për Sigurinë, seancë dëgjimore me Gledis Nanon

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ferdinant xhaferraj gleids nano komisioni i sigurise 1 dhjetor 2021 ferdinant xhaferraj gleids nano komisioni i sigurise 1 dhjetor 2021

Sondazh

Poll