Aktualitet

3 dhoma plot! Arrestohet shqiptari në ‘shtëpi bari’, ishte pas një lavazhi në Angli

1 Dhjetor 2021, 15:10 Nga DOSJA
3 dhoma plot! Arrestohet shqiptari në ‘shtëpi bari’, ishte

BRITANI E MADHE- Një shqiptar ka rënë në prangat e Policisë britanike pasi akuzohet se punonte në një shtëpi bari në një lavazh në Canvey Island. Policia e Essex-it, kontrolloi një lavazh mëngjesin e sotëm në orën 7:20 të mëngjesit, ku zbuluan më shumë se 70 bimë kanabisi që rriteshin në kushte shtëpie.

Bimët mbaheshin në tre dhoma, tek të cilat mund të futeshe vetëm nga një vrimë në mur, nga dhoma ku shqiptari i paidentifikuar flinte.

“Kur hymë në lavazh, erdhi një zotëri dhe hapi derën, i cili ishte shtetas shqiptar. Ai është arrestuar për kultivimin e kanabisit,”-bëri me dije Policia pas operacionit.

Ndërkohë që bashkë me raportimin në media, Policia e Essex ka publikuar një video edhe brenda shtëpisë, ku qëndronte shqiptari.

Marrë nga essexlive

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet angli arrestohet shqiptari ne angli shtepi bari angli arrestohet shqiptari ne angli shtepi bari

Sondazh

Poll