Aktualitet

Sekuestrohen pronat e të dënuarit për grup kriminal në Lushnje

1 Dhjetor 2021, 15:06 Nga DOSJA
Sekuestrohen pronat e të dënuarit për grup kriminal në

LUSHNJE– Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka sekuestruar disa pasuri të një personi të dënuar për prostitucion e grup kriminal. Në njoftim bëhet me dije se personi me inicialet F.A., është i dënuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Favorizim e shfrytëzim prostitucioni” në shtetin Italian. Atij i janë sekuestruar tre apartamente, një lokal, një garazhd dhe disa prona të tjera.

NJOFTIMI I PROKURORISË

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në bazë të ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen veprime, për procedimin pasuror nr.3, datë 24.11.2021, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit F.A., i dënuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Favorizim e shfrytëzim prostitucioni” në shtetin Italian.

Në funksion të këtij procedimi pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin nr.109 (64-2021-2612), datë 28.11.2021, ka vendosur pranimin e kërkesës dhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme si më poshtë:
1.Pasuria Nr.22/***, z.k.8*** Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”;

2.Pasuria Nr.22/***, z.k.8***, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”;

3.Pasuria Nr.18/***, z.k.8***, Lushnjë, me sipërfaqe 130.58m2, e llojit “apartament”;
4.1 (një) garazhd (bodrum) me sipërfaqe 323m2, ndodhur në Lagjen “L****”, Lushnjë;
5.1 (një) lokal shërbimi, me sipërfaqe 64,8 m2
6.3 (tre) apartamente me sipërfaqe respektivisht 78.49m2, 103.76m2 dhe 84.88m2, me vebndodhje në lagjen “G***”, Lushnjë”;
7.Pasuria Nr.22/***, z.k.8***, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazhd”;
Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 14 e vijues të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është nxjerrë nga prokurori urdhri i ekzekutimit, i cili u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkisë Lushnjë.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet prokuroria e lushnjes prokuroria e lushnjes

Sondazh

Poll