Aktualitet

Me fletë votimi dhe para zgjedhjeve, dënohen me 1 vit burg Xholi dhe Çeku

1 Dhjetor 2021, 14:19 Nga DOSJA
Me fletë votimi dhe para zgjedhjeve, dënohen me 1 vit burg Xholi dhe

TIRANË – Dënohen me 1 vit burg Denis Xholi dhe Albjon Çeku për akuzën e korrupsionit aktiv para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ata pranuan t’i nënshtroheshin gjykimit të shkurtuar.

Në 22 prill, drejtori i juridik në Bashkinë e Bulqizës Denis Xholi dhe i afërmi i tij Albjon Çeku u ndaluan nga militantë të Partisë Demokratike në Dibër dhe kandidatët për deputetë demokratë Xhelal Mziu dhe Luan Haka pasi pretendonin se Xholi dhe Çeku ofronin ryshfet për të siguruar vota për Partinë Socialiste. Në automjetin e tyre u gjendën fletë votimi dhe 500 mijë lekë.

Policia e Dibrës i arrestoi të dy personat një ditë më vonë. Kryeministri Rama u shpreh në atë kohë se kjo ngjarje është e inskenuar. Shtabi elektoral i PS-së në Dibër u shpreh se Denis Xholi ishte militant i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në muajin qershor, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të linte në burg Xholin dhe Çekun.

Një tjetër rast i denoncuar për shitblerje votash ishte dhe i kandidatit të LSI-së për Tiranën Etjon Jokën. Javën e kaluar SPAK-u mbylli hetimet për të. Joka u denoncua në programin “Breaking” në “Top News” duke i ofruar qytetarit Elis Babo 100 dollarë për të votuar për LSI-në në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

SHIKO DHE KËTË:

Dënimi i dy personave në Dibër për shitblerje votash, Çupi: Drejtësi e paplotë

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet albjon ceku denis xholi shitblerje votash albjon ceku denis xholi shitblerje votash

Sondazh

Poll