Aktualitet

Kërkoi 7 mijë euro që të mos e arrestonte, lihet në burg polici i “Fast Albania”

1 Dhjetor 2021, 15:08 Nga DOSJA
Kërkoi 7 mijë euro që të mos e arrestonte, lihet në

DURRËS – Gjykata e Apelit në Durrës vendosi që punonjësi i njësisë policore “Fast Albania” Sokol Fana të qëndrojë në burg. Efektivi u arrestua në 5 nëntor pasi rezultoi se kishte kërkuar 7 mijë euro ryfshet nga Klodjan Hajdërlli për të mos e arrestuar.

Oficeri Fana shantazhoi Hajdërllin se kërkohej nga drejtësia italiane dhe për t;i shpëtuar arrestimit i kërkoi të paguante 7 mijë euro. Por, Klodjan Hajdërlli zbuloi më pas se nuk ekzistonte asnjë urdhër arresti ndaj tij dhe e denoncoi Sokol Fanën në Shërbimin Çështjes së Brendshme dhe Ankesave.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet sokol fana sokol fana

Sondazh

Poll