Aktualitet

VIDEO/Shkumbini del nga shtrati, fermeri: Uji u fut në banesë, kërkojmë ndihmë

1 Dhjetor 2021, 15:26 Nga DOSJA
VIDEO/Shkumbini del nga shtrati, fermeri: Uji u fut në banesë,

ELBASAN – Dalja nga shtrati e lumit Shkumbin në fshatin Shushicë ka dëmtuar disa fermerë.  Ndërkohë, Ismail Rrapi tregon se vërshimi i lumit dëmtoi jo vetëm pronat, por rrezikoi edhe jetën e familjarëve.

Ismail Rrapi, banor i fshatit Shushicë, së bashku me familjen e tij, përjetoi momente paniku dy ditë më parë, për shkak se lumi Shkumbin doli nga shtrati duke vërshuar në pronat dhe banesën e tij, duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre. Një ditë më pas, Ismail Rrapi tregon dëmet që i janë bërë në pronën e tij për shkak të inerteve që la pas rrjedha e ujit.

Kjo nuk është hera e parë, që për këtë banor, por dhe shumë të tjerë, vërshimi i lumit Shkumbin sjell dëme të mëdha në pronat e tyre.

Mungesa e argjinaturave, sipas banorëve do të zgjidhte këtë problem, pasi daljet e herë pas hershme të lumit, rrezikojnë të dëmtojnë tërësisht pronat e shumë fermerëve në fshatin Shushicë të Elbasanit.

Marrë nga Syri tv

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lumi shkumbin permbytje shushice lumi shkumbin permbytje shushice

Sondazh

Poll