Aktualitet

U kap me armë, lirohet në këmbim të 50 mln lekëve Renato Çaushi

1 Dhjetor 2021, 15:45 Nga DOSJA
U kap me armë, lirohet në këmbim të 50 mln lekëve

GJIROKASTËR– Renato Çaushi alias Andrea Çaushi është liruar sot nga qelia vetëm disa ditë pasi u prangos me armë zjarri pa leje. Vendimi është marrë mesditën e sotme nga gjyqtari i çështjes Sokol Pine, i cili është deleguar nga Saranda në Gjirokastër, për të gjykuar çështje penale dhe civile. OraNeës shkruan se akuza që parashikon një dënim nga 3 deri në 7 vite burgim është rrëzuar në këmbim të 50 milionë lekëve garanci pasurore.

Kërkesa për pagimin e kësaj shume në formën e garancisë pasurore, është bërë nga Çaushi dhe avokatja e tij, duke bindur gjyqtarin Sokol Pine, që t’i ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në detyrimin për tu paraqitur dy herë në javë pranë policisë gjyqësore. Kundër vendimit ka qenë prokurori i çështjes, i cili ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së Sarandës, e cila kishte vendosur për Çaushin masën e “arrestit në burg”.

Çaushi u prangos nga agjentët e policisë së Vlorës, teksa lëvizte në qytet me armë pa leje.

Ndalimi i Çaushit është bërë në ambientet e një lokali në qytetin e Sarandës, i cili në momentin që i janë vënë prangat nuk ka bërë asnjë rezistencë, ndërsa ka pretenduar se pistoletën e mbante për vetëmbrojtje dhe jo për të qëlluar ndaj ndokujt.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet renato çaushi renato çaushi

Sondazh

Poll