Politike

Dënimi i dy personave në Dibër për shitblerje votash, Çupi: Drejtësi e paplotë

1 Dhjetor 2021, 15:16 Nga DOSJA
Dënimi i dy personave në Dibër për shitblerje votash,

TIRANË – Deputetja e Partisë Demokratike për Matin Dhurata Çupi e konsideroi “të paplotë” dënimin me 1 vit burg të ish-drejtorit juridik në Bashkinë e Bulqizës Denis Xholi dhe të afërmit të tij Albjon Çeku për shitblerje votash 3 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Çupi shkruan në rrjetet sociale se kjo ngjarje është “maja e ajsbergut”, pasi ky operacion i shitblerjes së votave është organizuar nga struktura më të larta të Partisë Socialiste. Ajo kërkon që drejtësia t’i shkojë deri në fund zbardhjes së skemës së vjedhjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

REAGIMI I I DHURATA ÇUPIT

Se e ka vjedhur Rilindja pushtetin, jo vetëm e kam denoncuar gjate fushatës por edhe pas shpalljes së rezultatit.

Drejtësia është e paplotë me dënimin e 2 personave por duhet të shkojë tek i gjithë zinxhiri i vjedhjes së votave të shqiptarëve.

 

Ditën e sotme, Denis Xholi dhe Albjon Çeku u dënuan me 1 vit burg për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje. Në 22 prill, ata u ndaluan në Maqellarë nga militantë të Partisë Demokratike me pretendimin se po ushtronin presion ndaj qytetarëve për votuar Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Policia i arrestoi të dy një ditë më pas duke shtuar se në automjetin e tyre u gjendën 500 mijë lekë dhe fleta votimi.

Kryeministri Rama e konsideroi si inskenim pretendimin e PD-së se mazhoranca po vidhte zgjedhjet.

SHIKO DHE KËTË:

Me fletë votimi dhe para zgjedhjeve, dënohen me 1 vit burg Xholi dhe Çeku

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albjon ceku denis xholi dhurata cupi albjon ceku denis xholi dhurata cupi

Sondazh

Poll