Politike

VD-“Kërkoni falje”,fotoja e Hoxhës hap debat tek Siguria,Naço:Çelën e hoqa nga grupi

1 Dhjetor 2021, 09:28 Nga DOSJA
VD-“Kërkoni falje”,fotoja e Hoxhës hap debat tek

TIRANË– Urimi i Ditës së Pavarësisë nga deputeti i Partisë Socialiste Buja Çela me foton e ish-diktatorit Enver Hoxha ka shkaktuar debate edhe tek Komisioni i Sigurisë. Ishte deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ai që iu drejtua socialistëve të cilëve u tha se duhet të kishin kërkuar ndjesë që në fillim të mbledhjes e më pas të vijonin me rendin e ditës. Socialisti Nasip Naço tha se e ka fshirë nga grupi, por që do të mblidhet Këshilli i Etikës për këtë gjë.


Pjesë nga replikat: 

Ervin Salianji: Të distancoheni për fyerjet e viktimave të komunizmit. Duhet të kërkoni ndjesë fillimisht dhe më pas vazhdojmë me rendin e ditës. A keni ju distancim apo ndjesë si kryetar?

Nasip Naço: Kam tentuar për të fshirë komentet që ishin bërë, nuk kam mundur. Më pas e kam fshirë nga grupi. Do të thirret nga Këshilli i Etikës dhe më pas do të shikohet çfarë do të ndodh.

LAJMI KRYESOR: Komisioni për Sigurinë, seancë dëgjimore me Gledis Nanon

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ervin salianji komisioni i sigurise 1 dhjetor 2021 nasip naço ervin salianji komisioni i sigurise 1 dhjetor 2021 nasip naço

Sondazh

Poll