Politike

VD-Vrasja e Hoxhës, Nano: S’ruajmë dot shtëpi, kanabisi s’është vetëm puna jonë

1 Dhjetor 2021, 11:40 Nga DOSJA
VD-Vrasja e Hoxhës, Nano: S’ruajmë dot shtëpi, kanabisi

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka deklaruar se nuk mund të ketë një efektiv policie për çdo person që është në masën ‘arrest shtëpie’. I pranishëm në Komisionin e Sigurisë, Nano u pyet për autorin e vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha, Aldi Rama, i cili ishte në masën arrest shtëpie në momentin që kreu krimin. Nano tha se duhet të reagojnë edhe institucionet e tjera. 

“Lidhur me vrasjen e nënkomisarit Hoxha ku autori ishte nën masën arrest shtëpi. Kemi përgjegjësi për kontrollin e personave që janë në arrest shtëpi. Mënyra apo kontrolli që bën Policia e Shtetit se kush i kontrollon dhe si i kontrollon. Është thuajse e pamundur që për çdo person që është në arrest shtëpie të kemi një polic apo patrullë. Është një masë e dhënë nga Gjykata dhe duhet zbatuar. Nuk dua të futem fare se si jepet apo jo kjo masë, por nuk duhet parë vetëm si problematikë e Policisë së Shtetit. Përsa i përket kanabisit që është gjetur nuk është vetëm përgjegjësi e Policisë së Shtetit. Ka dhe struktura vendore e institucione të tjera që duhet të jenë vigjilente e të ndajnë informacione për këto lloj problematikash. A ka policë të implikuar në kultivimin e kanabisit? Kryehn verifikime për çdo rast dhe SHÇBA e bën këtë gjë. Kjo për të dhënë dhe mesazhin se të tillë persona apo punonjës policie nuk do të jetë pjesë e strukturave tona,”- tha Nano ndër të tjera. 

LAJMI KRYESOR: Komisioni për Sigurinë, seancë dëgjimore me Gledis Nanon

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gledis nano komisioni i sigurise 1 dhjetor 2021 gledis nano komisioni i sigurise 1 dhjetor 2021

Sondazh

Poll