Politike

VD-120 vrasje pa autor! Nano: E vështirë, as në Evropë nuk zbardhen të gjitha

1 Dhjetor 2021, 11:19 Nga DOSJA
VD-120 vrasje pa autor! Nano: E vështirë, as në Evropë nuk

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano është shprehur se vrasje janë shumë të vështira për tu zbardhur dhe se ndodh që edhe në vendet evropiane të mos zbardhen të gjitha krimet. I pranishëm në Komisionin e Sigurisë, Nano u pyet nga demokrati Ervin Salianji për 120 vrasje të cilat janë ende pa autor. Nano tha më tej se pavarësisht se mund të ketë krime të pazbardhura, nuk duhet të vihet asnjëherë në dyshim puna e pandalur e efektivëve të Policisë së Shtetit. 

“Kemi 120 vrasje pa autor. Duhet të kuptojmë që një vrasje është e vështirë për tu zbuluar, jo domosdoshmërisht zbulohet, kjo e parë edhe në hetimet ku kanë ndodhur vrasje edhe në vende më të zhvilluara, në kohë rekord, si përshembull brenda orës. Kërkon kohë por të jeni të sigurtë që strukturat përkatëse të hetimit në fushën e krimeve të rënda është me angazhim maksimal dhe nuk pushon në asnjë moment. Dua të sqaroj dhe një tjetër moment këtu. Kur flasim për vrasje kemi parasysh që policia e Shtetit bën një hetim kur kemi të bëjmë me konflikte të fushave të ndryshme. Kemi dhe ngjarje të cilat parandalohen, një pjesë nuk bëhen publike, por puna profesionale e këtyre është non-stop. Në lidhje me ngjarjet e pazbuluara që ju përmendët kemi hetime dhe them se do të kemi detaje shumë shpejt, por nuk mund të jap detaje pasi përbëjnë secret hetimor. Jemi në fazën e një analize të të gjithë punës së strukturës së shtetit për ta bërë më efikase. Këtu analizohet dhe puna e gjithsecilit që nga drejtuesit e saj deri në bazë. Mbi sofistikimin e grupeve kriminale është e vërtetë që grupet kriminale investojnë shumë në sofistikimin e aktivitetit të tyre kriminal pasi kanë dhe mundësinë për ta bërë këtë punë qoftë nga ana financiare, në këtë drejtim, Policia e Shtetit duke u fokusuar më tepër nga ana teknologjike ka kërkuar dhe rritjen e buxhetit që tu përgjigjemi në mënyrë sa më të sofistikuar. Në lidhje me riqarkullimin e figurave drejtueseve në Policinë e Shtetit dua t’ju sqaroj se i kemi bërë në bazë të rezultatit të punës së tyre. Në lidhje me vrasjen e të miturit në Fier, dua t’ju sqaroj se Kldoain Çalamani nuk ka qenë jashtë kontrollit të Policisë së Shteti. Ka qenë i dënuar,”- tha Nano. 

LAJMI KRYESOR: Komisioni për Sigurinë, seancë dëgjimore me Gledis Nanon

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gledis nano komisioni i sigurise 1 dhjetor 2021 gledis nano komisioni i sigurise 1 dhjetor 2021

Sondazh

Poll