Politike

VD-Nano: Vrasjet në Shqipëri, baraz me Evropën, jemi në trend uljeje

1 Dhjetor 2021, 11:08 Nga DOSJA
VD-Nano: Vrasjet në Shqipëri, baraz me Evropën, jemi në

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është shprehur se Shqipëria është në të njëjtin nivel me vendet evropiane përsa i përket numrit të vrasjeve. I pranishëm në Komisionin e Sigurisë, Nano tha se me krahahasimin e shifrave me vendet e Ballkanit, Shqipëria vjen pas Rumanisë e Bullgarisë.

“Dua t’ju sqaroj se për numër popullsie jemi në nivele të përaqfërta me numrin e vrasjeve të ndodhura në vendet e Bashkimit Evropian. Numri i vrasjeve në Shqipëri është më i ulët se në Bullgari e Rumani. Është në trend uljeje. Ulja e numrit të vrasjeve në vend është barometri kryesor për situatën ën vend dhe për sigurinë. Angazhimi i policisë së shtetit do të jetë edhe më i madh për të parandaluar krimet në vend,”- tha Nano ndër të tjera. 

LAJMI KRYESOR: Komisioni për Sigurinë, seancë dëgjimore me Gledis Nanon

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gledis nano komisioni i sigurise 1 dhjetor 2021 gledis nano komisioni i sigurise 1 dhjetor 2021

Sondazh

Poll