Politike

“Mos e ktheni në intervistë”, Xhaferraj ndërpret Nanon, ndërhyn Naço

1 Dhjetor 2021, 10:59 Nga DOSJA
“Mos e ktheni në intervistë”, Xhaferraj ndërpret

TIRANË– Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano është shprehur se Policia e Shtetit ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer me prokurorinë dhe se nuk ka pasur mungesë prokurorësh në vendin ku kanë ndodhur ngjarjet. I pranishëm në Komisionin për Sigurinë, Nano tha se do të sjellë një informacion me shkrim për fondet e shpenzuara për rrjetin informativ.

Pjesë nga biseda

Gledis Nano: Policia e Shtetit ka një marrëdhënie të shkëlqyr me prokuroritë. Në asnjë rast nuk ka pasur mungesë të prokurorit në vendin e ngjarjes.

Ferdinand Xhaferraj: (nuk kuptohet)

Nasi Naço: Të mos e kthejmë në intervistë zoti Xhaferraj ju lutem, bëtë pyetjet le t’i kthejë përgjigje tani.

Gledis Nano: Ju lutem ishim te prokurori, ju thashë që nuk e shoh fare mungesën e prokurorit në vendet e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka ndihmës ekspertë dhe laborantë. Dua t’ju theksoj se kemi bërë një ristrukturim të Policisë së Shtetit për të qenë sa më pranë ngjarjeve kriminale. Prej një muaji është iniciiuar ngritja e punës për të bërë këtë ristrukturime. Ne kemi fonde që i përdorim për informacione. Nëse komisionit i duhet një shifër e saktë për burimet e informacionit jua vëmë në dispozicion me shkrim dhe për shpërblimet e rrjetit informativ. Lidhur me një projekt për qarkullimin rurgor që u përmend nga ana juaj, dua t’ju sqaroj që është i Ministrisë së Infrastrukturës. Policia e Shtetit përfiton akses në kamera, radrë, etj.

LAJMI KRYESOR: Komisioni për Sigurinë, seancë dëgjimore me Gledis Nanon

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ferdinand xhaferraj gledis nano komisioni i sigurise 1 dhjetor 2021 nasip naço ferdinand xhaferraj gledis nano komisioni i sigurise 1 dhjetor 2021 nasip naço

Sondazh

Poll