Politike

Meta takohet me Ambasadorin e Norvegjisë: Bashkëpunim i suksesshëm mes dy vendeve

1 Dhjetor 2021, 13:46 Nga DOSJA
Meta takohet me Ambasadorin e Norvegjisë: Bashkëpunim i

TIRANË- Presidenti iIlir Meta ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Norvegjisë në Shqipëri, Jens Erik Grondahl. Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin midis dy vendeve në planin ekonomik.

Meta me anë të një postimi në Facebook ka treguar se ka zhvilluar një takim të përzemërt me ambasadorin Jens Erik Grondahl. Presidenti ka vlerësuar ndihmën e sinqertë dhe të vazhdueshme të Norvegjisë në procesin e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë dhe qëndrimin e saj mbështetës e inkurajues ndaj politikës së zgjerimit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Bashkëpunimi shumë i suksesshëm në planin ekonomik mes dy vendeve dhe rritja e interesit norvegjez drejt turizmit shqiptar, në fushën e energjisë dhe të mirave detare, janë nxitje për të shtrirë, pasuruar dhe diversifikuar më tej bashkëpunimin dypalësh edhe në fusha të tjera me interes reciprok”, – nënvizoi Presidenti Meta, gjatë takimit me Ambasadorin Jens Erik Grondahl.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta jens erik grondahl ilir meta jens erik grondahl

Sondazh

Poll