Politike

VD-Vrasja e efektivit Prela, Nano: Po hetohet, një nga autorët është arrestuar

1 Dhjetor 2021, 11:34 Nga DOSJA
VD-Vrasja e efektivit Prela, Nano: Po hetohet, një nga autorët

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano nuk ka preferuar të japë detaje në lidhje me hetomet për vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit, Xhulio Prela. I pranishëm në Komisionin e Sigurisë ku raportoi sot, Nano tha se nukl mund të japë detaje mbi hetimet në lidhje me këtë vrasje, për shkak të sekretit hetimor. Nano shtoi se gjithsesi një nga autorët e këtij krimi është vënë në pranga dhe po përballet me drejtësinë.

“Vrasja e efektivit Prela, është një ngjarje që është ende nën hetim. Në lidhje me këtë ngjarje, dua t’ju them që është ende nën hetim. Është arrestuar një autor i ngjarjes, një nga autorët e ngjarjes. Në lidhje me procedurat për tu nderuar si Dëshmor i Atdheut, etj, këto janë çështje që diskutohen në raport me hetimin që ka komisioni i ngritur për këtë çështje,”- tha Nano ndër të tjera. 

LAJMI KRYESOR: Komisioni për Sigurinë, seancë dëgjimore me Gledis Nanon

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gledis nano komisioni i sigurise 1 dhjetor 2021 gledis nano komisioni i sigurise 1 dhjetor 2021

Sondazh

Poll