Aktualitet

Kreu i sindikatës ngre alarmin: ‘Kapot’ kërcënojnë policët e sistemit ‘41 biss’

30 Nëntor 2021, 20:56 Nga DOSJA
Kreu i sindikatës ngre alarmin: ‘Kapot’

TIRANË– Të dënuarit e akuzuar për krim të organizuar të cilët izolohen në sistemin “41 biss” po kërcënojnë punonjësit e Policisë së Burgjeve. Kreu i sindikatës së policëve të burgjeve, Valtin Macaj ka bërë me dije se 242 efektivë janë dorëhequr nga detyra për shkak të presioneve dhe kërcënimeve që kanë marrë nga të izoluarit.

Sipas kreut të sindikatës, të burgosurit kanë marrë presione edhe nga familjarët e të dënuarve jashtë dyerve të burgjeve, ndaj si të vetmen zgjidhje shohin dorëheqjen nga puna.

“Ne kemi pasur raste që na kanë besuar rrëfimin e tyre, të cilët sërish nga frika dhe nga presioni që kanë nga eprorët nuk mund të dalin në media, kanë deklaruar para nesh që sa kemi dalë nga shërbimi jemi kërcënuar nga shokët e të dënuarit brenda ose nga familjarë të tyre,”-tha Macaj në një intervistë për “Ora”.

Regjimi 41 biss u krijua me qëllim që të dënuarit që cilësohen si persona më të shkuar kriminale të shkëpusin kontaktet jashtë dyerve të qelive. Vetëm pak ditë më parë Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rraja dhe Arbër Çekaj, u futën në izolim, ku edhe do të monitorohen për 24 orë nga kamerat.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 41 biss regjimi 41 biss valtin macaj 41 biss regjimi 41 biss valtin macaj

Sondazh

Poll