Aktualitet

5 orë në komisariat, dalin 10 naftëtarët e uzinës së naftës në Ballsh

30 Nëntor 2021, 20:57 Nga DOSJA
5 orë në komisariat, dalin 10 naftëtarët e uzinës

FIER – 10 naftëtarët e Ballshit kanë dalë nga Komisariati i Fierit pas 5 orësh qëndrimi. Ata u shoqëruan në komisariat në lidhje me protestën e djeshme përpara Uzinës së Ballshit, ku kërkojnë marrjen e 13 pagave të prapambetura dhe rivendosjen në punë të saj.

Ata u pyetën për protestën e organizuar. Policia pretendon se ata kanë shembur portën e rafinerisë si dhe kanë kundërshtuar policinë private që mbron uzinën.

Në faqen e saj në Facebook “Sindikata e Naftëtarëve të Bashkuar” bëri me dije se mëngjesin e 28 nëntorit në uzinë janë futur mjete të rënda që do të kryenin proçesin e shkatërrimit të rafinerisë.

Prej një kohe të gjatë, naftëtarët e Ballshit kanë kundërshtuar mbylljen dhe shembjen e uzinës, pasi pretendojnë se ajo ende mund të prodhojë dhe përpunojë naftë, ndryshe ekonomia e zonave përreth uzinës do të goditej rëndë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllet rafineria e ballshit naftetaret e ballshit ne proteste mbyllet rafineria e ballshit naftetaret e ballshit ne proteste

Sondazh

Poll