Aktualitet

SITUATA- Shqipëria mbulohet nga bora! Bllokohen fshatrat, akset kalohen me zinxhirë

30 Nëntor 2021, 06:33 Nga DOSJA
SITUATA- Shqipëria mbulohet nga bora! Bllokohen fshatrat, akset kalohen me

TIRANË– Qytete të ndryshme të Shqipërisë janë zgjuar ditën e sotme të mbuluara me petkun e bardhë të dëborës. Dëbora ka përfshirë Tropojën, Kukësin, disa zona të Shkodrës, Pukën, Dibrën, Burrelin, Pukën dhe shumë qytete të tjera. Veriu dhe verilindja e vendit është përfshirë nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës që prej natës së kaluar. Hasi u zgjua i veshur nga manteli i bardhë i borës mëngjesin e këtij 30 nëntori. Në Peshkopi bora ka shkuar deri në 15 cm lartësi. 15 cm borë ranë gjatë ditës së sotme në Kukës shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në shumë fshatra për orë të tëra, bllokim të rrugëve, dalje të automjeteve nga rruga. Drejtuesit e automjeteve dhe banorët kanë ngelur në mëshirën e dimrit, ata apelojnë për ndihmë. Megjithatë nga autoritetet pretendojnë se të gjitha rrugët janë të kalueshme pasi dy borëpastruese kanë punuar për hapjen e tyre. Po ashtu, Policia Rrugore kërkon nga drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Tirana drejt Dibrës, të vendosin goma dimërore dhe të përdorin zinxhirët. Nga ana tjetër, duket se dhe situata e prurjeve paraqitet të vijë drejt normalizimit. Gjendja në të tre hidrovorët e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit në Durrës, paraqitet e mirë dhe pompat janë në punë me kapacitet të plotë.

 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Si ka qenë situata në Divjakë,Guida:E treta herë në 50 vite që deti arrin këto kuota

Moti i keq, kreu i emergjencave civile: Problem akset rurale

Moti i keq/ Situata e hidrovorëve, Krifca: Po shkojmë drejt normalizimit

Shiu “mbush” Fierzën, dyfishohet prodhimi i energjisë elektrike

Rrugët me borë, drejtori i ARRSH: Morëm masat që me 15 tetor, hodhëm kripë por…

SITUATA aktuale e lumenjve! Ministria:Vjosa, Osumi, Erzeni dhe Ishëm brenda shtratit

Shqipëria pushtohet nga dëbora, Çako: Kurioziteti i njerëzve bllokoi Rrugën e Arbrit

“Jemi në mëshirë të fatit!”/Bora bllokon rrugët në Kukës, banorët: Nuk ka drita

Stuhia në Durrës ‘pushton’ shëtitoren!Mbushet me leshterikë, del dhe breshka e detit

Korça mbulohet nga petku i bardhë i dëborës

Bllokohen 129 pasagjerë në det në Vlorë, s’ankorohet trageti, fundosen varkat

Bllokohen rrugët në Kukës, dëbora shkon deri në 15 cm

Zbardhen malet e Lezhës! Probleme me energjinë në disa zona

Tragetët në Durrës nisen me vonesë për shkak të motit të keq, apel lundruesve

Rreshjet e dëborës përfshijnë vendin, pas Dibrës zbardhet edhe Burreli

Bora ‘pushton’ Pukën! Kalohet vetëm me goma dimërore, nuk ka fshatra të bllokuara

Apel për drejtuesit e mjeteve! ARRSH: Nuk kaloni dot pa goma dimërore ose zinxhir

Reshjet e borës bllokojnë Rrugën e Arbërit, kalohet vetëm me zinxhir

PAMJET/ Rritet rreziku i përmbytjeve, fryhet lumi Vjosa

Llogaraja mbulohet nga dëbora! PROBLEM me energjinë elektrike, fshatrat pa drita

Zbardhet Qafë-Thana! Reshjet e dëbores mbulojnë aksin rrugor

FOTOT/ Dibra zbardhet nga dëbora, trashësia arrin deri në 20 cm

(a.b;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet debore ne shqiperi moti moti i keq ne shqiperi moti per sot debore ne shqiperi moti moti i keq ne shqiperi moti per sot

Sondazh

Poll