Aktualitet

Vdekja e 45 pasagjerëve në Bullgari/ Zbulohet dinamika, flet pronari i “Besa Trans”

30 Nëntor 2021, 19:30 Nga DOSJA
Vdekja e 45 pasagjerëve në Bullgari/ Zbulohet dinamika, flet pronari i

BULLGARI – Vdekja e 45 pasagjerëve në autobusin e “Besa Trans” në autostradën e Strumës në Bullgari vazhdon të hetohet nga autoritetet bullgare duke nxjerrë informacione më të plota rreth rrethanave të tragjedisë, sinjalistikës rrugore dhe të detaje të tjera. Ditën e sotme, grupi hetimor zbuloi dinamikën përplasjes së autobusit të linjës Shkup-Stamboll-Shkup. Fillimisht, autobusi ka goditur bordurën anësore të rrugës duke shkëputur një pjesë të saj dhe për inerci automjeti është goditur në krahun e djathtë me trafikndarësen e dyfishtë në mes të autostradës. Fërkimi i pjesës së bordurës së shkëputur me asfaltin ka ndezur shkëndija që kanë ndezjen e flakës në serbatorin e autobusit, ç’ka u bë shkaku kryesor i tragjedisë ku humbën jetën 45 veta.

Zv/prokurori bullgar Borislav Safarov shtoi se shoferi i automjetit ka gabuar edhe për shkak të sinjalistikës jo të mirë të rrugës. Ndërkohë, është folur dhe për çështjen nëse shpejtësia e madhe e autobusit (120 km/h) të ketë qenë shkaku kryesor i kësaj ngjarjeje të rëndë.

Një inxhinier bullgar u shpreh se aksi rrugor i Strumës përballon shpejtësi deri në 90 km/h, ndërsa ministrja e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Violeta Komitova nuk e konsideroi shpejtësinë e autobusit si shkakun kryesor të vdekjes së 45 pasagjerëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Ndër të tjera, ajo theksoi se dhe sipërfaqja rrugore është në kushte ideale për të udhëtuar, prandaj nuk mund të konsiderohet si faktor i përplasjes. Në tërësi, autoritetet bullgare theksojnë se sinjalistika rrugore në Strumë është e degraduar.

Për herë të parë u shpreh dhe pronari i kompanisë “Besa Trans” Bekim Haxhiu, i cili rezultoi të ishte njëri prej shoferëve të 4 autobusëve që udhëtuan drejt Stambollit. Për televizionin bullgar “BNT”, Haxhiu tregon se nuk ka patur tuba apo serbatorë shtesë me karburant, ndërsa kontrollet për autobusët në Bullgari kanë qenë rigoroze.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Tragjedia në Bullgari, inxhinieri: Rruga, e papërshtatshme për shpejtësinë 120 km/h

Tragjedia në Bullgari, ministrja: Sipërfaqja e rrugës është shumë e mirë

Tragjedia me 45 viktima në Bullgari, prokuroria zbulon se si ndodhi ngjarja e rëndë

Aksidenti tragjik në Bullgari! Pronari i ‘Besa Trans’: Jam i tronditur

Në 23 nëntor, njëri prej 4 autobusëve të linjës Shkup-Stamboll-Shkup në pronësi të “Besa Trans” u dogj pas përplasjes në aksin e Strumës në Bullgari. Nga 52 pasagjerë, 45 humbën jetën (12 fëmijë), ndërsa shpëtuan 7 të tjerë. Të gjithë pasagjerët ishin me kombësi shqiptare. Autoritetet bullgare raportuan se gabimi njerëzor i shoferit dhe sinjalistika rrugore e degraduar e autostradës u konsideruan faktorë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Fillimisht, pati aludime për serbatorë ose shishe me karburant shtesë që mund të kenë ndikuar në ndezjen e zjarrit. Përplasja me bordurat nuk u konsiderua shkak kryesor, ndërsa u hodhën poshtë pretendimet se ka ndodhur shpërthim.

Shteti bullgar do të kompensojë familjet e viktimave me 13 milionë euro, ku secili prej prindërve të aksidentuarve do të dëmshpërblehet nga 100-125 mijë euro. Fëmijët e rritur pa prindër mund të marrin deri në 100.000 euro për një prind të humbur, dhe për një vëlla, motër, gjyshe ose gjysh të vdekur shuma është rreth 25.000 mijë euro.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni aksident ne bullgari bekim haxhiu digjet autobusi maqedonas tragjedia ne bullgari aksident ne bullgari bekim haxhiu digjet autobusi maqedonas tragjedia ne bullgari

Sondazh

Poll