Aktualitet

U vodh banesa/ Policia gjen drogë dhe armë në shtëpinë e Alim Muhos, në kërkim djali

30 Nëntor 2021, 16:42 Nga DOSJA
U vodh banesa/ Policia gjen drogë dhe armë në shtëpinë

TEPELENË- Policia e Shtetit ka gjetur 500 gram kanabis dhe një armë gjahu pa leje në shtëpinë e Alim Muhos në fshatin Luzat të Tepelenës. Këtij të fundit disa ditë më parë, disa persona të armatosur i grabitën 2 milionë lekë të vjetra në shtëpi, duke i shtuar në banesë të veshur si efektivë policie.

Policia ka shpallur në kërkim S.Muhon, djalin e Alim Muhos, ndërkohë që po punon për zbardhjen e ngjarjes, i cili dyshohet se është pronari i kanabisit dhe armës së zjarrit.

Si ndodhi grabitja në shtëpinë e Muhos?

Grabitja ndodhi rreth orës 1 të mensatës, teksa Alim Muho ndodhej i vetëm në shtëpi, pasi djali dhe nusja e tij  nuk ndodheshin në banesë. Disa persona të veshur si efektivë hynë në shtëpi, duke u prezantuar si efektivë policie, e pasi morën paratë, u larguan nga banesa.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alim muho grabitje ne tepelene tepelenë alim muho grabitje ne tepelene tepelenë

Sondazh

Poll