Aktualitet

Biseda me mjeken afrikane, Alimehmeti: U dakordësuam se OBSH është ngutur me Omicron

30 Nëntor 2021, 17:08 Nga DOSJA
Biseda me mjeken afrikane, Alimehmeti: U dakordësuam se OBSH

TIRANË- Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka zhvilluar një bisedë me Presidenten e Shoqatës së Mjekëve në Afrikën e Jugut, Angelic Coetzee në lidhje me variantin e ri të Covid, Omicron. Me anë të një postimi në Facebook, Alimehmeti shkruan se biseda ka ndodhur në emisionin Zona Zero në Top News, ku sipas tij së bashku me mjeken u dakordësuan se shpallja shqetësuese nga ana e OBSH-së për këtë variant është e pajustifikuar dhe e ngutur.

Postimi i Plotë:

Nen moderimin profesional te Z. Samarxhiu, pata kenaqesine te flisja ne menyre te drejtperdrejte me Dr. Coetzee, Presidente e Shoqates se Mjekeve te Afrikes se Jugut, e cila ka raportuar e para rastet me Omicron. Nga minuta 12:00 e me pas ndiqni prononcimin e dr. Coetzee qe raporton rastet klinikisht te lehta ne rreth 30 paciente qe ajo ka trajtuar personalisht. Duke falenderuar shume dr. Coetzee per ekspertizen, etiken dhe transparencen, mbetet ta ndjekim ne dinamike variantin Omicron, per te cilin patem te njejtin mendim qe shpallja variant shqetesues ishte e ngutur dhe masat e marra ndaj Afrikes se Jugut jane aktualisht te pajustifikuara.

 

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet angelic coetzee ilir alimehmeti obsh omicron angelic coetzee ilir alimehmeti obsh omicron

Sondazh

Poll