Aktualitet

Moti i keq në Lezhë dhe Kurbin, Mbrojtja Civile: Rrugët të kalueshme

30 Nëntor 2021, 17:36 Nga DOSJA
Moti i keq në Lezhë dhe Kurbin, Mbrojtja Civile: Rrugët të

LEZHË – Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile raportoi për gjendjen në Lezhë dhe Kurbin pas përkeqësimit të motit ditën e sotme, ku pati dhe ndërprerje të energjisë elektrike në Mirditë.

Në njoftimin e dhënë, AKMC-ja raporton se rrugët nacionale, rurale, urbane dhe ajo e Kombit janë të kalueshme. Për sa i përket lumenjve, konfirmohet se niveli i ujit është në kuotë normale. Gjithashtu u garantua dhe rikthimi i energjisë në zonat Orosh dhe Fanë në Mirditë.

NJOFTIMI I AKMC-së:

Në bashkitë Lezhë e Kurbin, niveli i ujërave në lumenj dhe sistemin kullues është në kuota normale. Nuk kemi sipërfaqe të tokës bujqësisë me prezencë uji.

Hidrovorët janë në gatishmëri teknike për punë. Niveli i ujit është në kuota normale.

Në bashkinë Mirditë, kemi pasur reshje dëbore, kryesisht në njësinë administrative Fani, Orosh, Selit, Kaçinar dhe Kthellë, me trashësi 0.5-30cm. Pas orës 10.00 reshjet e dëborës kanë ndaluar. Rrugët rurale e bashkiake, janë të kalueshme. Disa segmente në nj.ad. Selitë, Orosh e Kthellë, kalueshmëria është me zinxhirë.

Rrugët nacionale dhe ajo e kombit janë të kalueshme pa probleme. Furnizimi me energji në zonën e Mirditës u realizua falë punës me përkushtim të inxhinierit Elvis Ndoj i OSHE Mirditë, ku me brigadën e shërbimeve në kohë rekord arriti të riparojë defektet dhe të furnizojë me energji nj.ad. Orosh e Fanë. Këto zona të thella malore u përfshinë nga dëbora e shoqëruar me stuhi.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll