Aktualitet

Ndarja e Shqipërisë nga MV për negociatat/ Meta: Përshëndes qëndrimin e Bullgarisë

30 Nëntor 2021, 17:20 Nga DOSJA
Ndarja e Shqipërisë nga MV për negociatat/ Meta:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur me një postim në rrjetet e tij sociale, qëndrimin e Bullgarisë, e cila sipas tij ka propozuar nisjen e negociatave të anëtarësimit europian të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kreu i shtetit shkruan se propozimi i Bullgarisë për ndarjen e rrugëtimit të dy vendeve drejt perspektivës europiane, ishte qëndrim i nevojshëm. Po ashtu, Meta shprehet me bindje se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, qoftë në zbatimin e reformave edhe në arritjen e një marrëveshje historike si ajo e Prespës, me Greqinë duke zgjidhur dhe çështjen e emrit. 

“E përshëndes qëndrimin e Bullgarisë, që propozon nisjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Përparimi i secilit vend në bazë të meritave individuale ka qenë një nga parimet kyç të miratuara në Samitin e Selanikut në vitin 2003. Do të vazhdoj të mbështes dhe inkurajoj çdo hap, që na çon sa më parë drejt anëtarësimit europian, në përmbushje të objektivit tonë strategjik kombëtar. Mbetem gjithashtu me bindjen e plotë se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të jashtëzakonshëm qoftë me zbatimin e reformave, qoftë me arritjen e një Marrëveshjeje historike si ajo e Prespës. E përshëndes qëndrimin dinjitoz të autoriteteve maqedone për të vijuar të palëkundur në kursin pro-europian të reformave që u shërbejnë qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në BE,”-shkruan ai.

Reagimi i presidentit Meta vjen disa ditë pasi Bullgaria e ka vendosur; nuk do ta heqë veton për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Sipas mediave bullgare, të cilat kanë cituar si burim “Sloboden Pechat”, ambasadori i Bullgarisë në BE, Rumen Alexandrov ka bërë me dije se Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përmbushur kriteret për thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ndaj dhe kërkohet që prej Shkupit zyrtar, mos të penalizohet edhe Shqipëria. 

Bullgaria duhet të arrijë një “zgjidhje përfundimtare” të mosmarrëveshjes me Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që ajo, së bashku me Shqipërinë, të fillojnë bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Por “vetoja” e vendosur nga Sofja zyrtare shkakton probleme dhe për Shqipërinë.

Çfarë saktësisht kërkon Bullgaria nga Maqedonia e Veriut?

Sipas historiografisë zyrtare bullgare, banorët me origjinë sllave të Maqedonisë së Veriut janë bullgarë dhe flasin bullgarisht – por pësuan ‘lavazh truri’ gjatë regjimit komunist në Jugosllavinë e Titos (1945-91). Kështu u krijua një identitet dhe gjuhë e re “maqedonase”, megjithatë ky pretendim nuk është i ri, por është pozicioni zyrtar i Bullgarisë që nga vitet 1950.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike anetaresimi i shqiperise ne be ilir meta anetaresimi i shqiperise ne be ilir meta

Sondazh

Poll