Aktualitet

Mbyllet gjykimi për bandën e “Habiljave”, dënohet 10 nga 13 anëtarët e bandës. Moisi Habilaj do vuajë 15 vite burg

19 Qershor 2019, 15:44 Nga DOSJA
Mbyllet gjykimi për bandën e “Habiljave”, dënohet 10

ITALI- Është mbyllur sot gjykimi në shkallën e parë për grupin e Habilajve. Në përfundim të gjukimin , Moisi Habilaj është dënaur me 15 vite burgim. Lajmi është bërë i ditur nga media Meridionews, e cila ka publikuar më herëty dhe dosjen me përgjime. Gjyqi është zhvilluar sot në Gjykatën e Katanias, ku janë dhënë dënimet për të gjithë anëtarët e grupit të “Habiljave”.

Për gjyqtarin e vetëm Maria Cardillo, Moisi Habilaj ishte ka qenë në krye të kartelit që importonte drogë dhe armë nga Shqipëria në Sicili. Kushëriri i ish-Ministrit të Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri nuk ishte një punëtor i thjeshtë i marijuanës, por një bosi i vërtetë. Për këtë arsye gjyqtari e dënoi me 15 vjet, pesë muaj dhe dhjetë ditë. Tre vjet më pak se sa kërkohet nga prokurori i Catania gjatë aktakuzës së kryer nga Andrea Bonomo. Habilaj e dëgjoi vendimin në heshtje, i veshur me xhinse, këmishë me mëngë dhe këpucë me ngjyra të ndezura, brenda një prej qelie në katin e parë të gjykatës. Për avokatët e tij, Giuseppe Ragazzo dhe Maria Caltabiano, ai  nuk ka qenë bosi, por thjeshtë “transportues”, arsye për të cilën ata kishin kërkuar lirimin nga rrethanat rënduese.

Kushëriri i Saimir Tahirit, në paraburgim që nga tetori i vitit 2017, në muajt e fundit kishte pranuar pjesërisht përgjegjësitë e tij, duke vendosur që t’i përgjigjej pyetjeve të magjistratëve italianë dhe shqiptarë. Dokumentet mbeten përgjime dhe anët e errëta, të lidhura edhe me blerjen e disa bizhuterive, të kryera në Catania në dhjetor të vitit 2013 dhe më pas të destinuara, sipas rindërtimit hetues, bashkëshortes dhe nënës së ish-ministrit Tahiri.

Në procesverbalin e magjistratëve përfunduan deklaratat e Nazer Seitit, të shqyrtuar nga prokuroria financieri i organizatës kriminale. Ai u dënua me shtatë vjet, katër muaj dhe 26 ditë burgim. Seiti është gjithashtu i pandehuri i vetëm, që gjykohet nga procedura e shkurtuar, që është arrestuar në Shqipëri dhe pastaj është ekstraduar në Itali. Megjithatë, mbetet një mister se çfarë i ndodhi Florian Habilajt, vëllait të Moisiut.

Një kapitull i veçantë në këtë histori është ajo që ka të bëjë me Saimir Tahirin. Politikani, i cituar në procedurat në disa përgjime të zbuluara nga MeridioNews, ka provuar në çdo mënyrë që të refuzojë akuzat për të qenë njeriu në hije i organizatës. Tahiri gjatë një konference për mediat në Tiranë, tregoi një dokument që provonte pafajësinë e tij nga Gjykata italiane. Pak ditë më vonë drita e gjelbër nga parlamenti shqiptar mbërriti, pas kërkesës së prokurorëve shqiptarë, për ta vënë nën hetim. Në realitet, politikanët në Catania u hetuan nga prokurorët, vetëm për t’u paraqitur.

DËNIMET PËR TË GJITHË ANËTARËT E BANDËS

Moisi Habilaj dënohet me 15 vjet, 5 muaj dhe 10 ditë

Nezar Seiti dënohet me 7 vjet, 4 muaj dhe 26 ditë

Sulaj Meridian dënohet me 8 vjet dhe 4 muaj

Antonino Riela dënohet me 14 vjet e 8 muaj

Angelo Busacca dënohet me 7 vjet, 4 muaj dhe 26 ditë

Vincenzo Spampinato dënohet me 10 vjet dhe 2 muaj

Gianluca Passavanti dënohet me 4 vjet dhe 10 mijë euro gjobë

Giuseppe Greco dënohet me 2 vjet, 4 muaj dhe 4700 euro gjobë

Rosario Giuliano dënohet me 2 vjet, 4muaj dhe 4700 euro gjobë

Ëilliam Patanè është liruar

Carmelo Bertolini është liruar

Massimiliano Bruno është liruar

Antonio Greco është liruar

(Përshtatur nga MeridioNews)

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banda e habilajve gjyqi i habilajve moisi habilaj nazer sieti saimir tahiri banda e habilajve gjyqi i habilajve moisi habilaj nazer sieti saimir tahiri

Sondazh

Poll