Aktualitet

Shtyhet gjyqi për Tahirin, ish-ministri: Të gjykohem çdo ditë, po më zvarritet çështja për 2 vite

19 Qershor 2019, 07:22 Nga DOSJA
Shtyhet gjyqi për Tahirin, ish-ministri: Të gjykohem çdo

TIRANË– Saimir Tahiri e kishte përballjen e parë sot me gjykatën e Krimeve të Rënda, ku është shtyrë për në datën 3 korrik, seanca paraprake ndaj tij. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e tre ish-oficerëve të policisë që po gjykohen bashkë me Tahirin dhe janë në arrati, Sokol Bode, Jaeld Cela, Gjergji Kohila.

Tahiri shkoi sot në gjykatë i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia, dhe në përfundim të seancës ndaj tij, kërkoi që çështja ndaj tij të mos zvarritet. Tahiri kërkoi që të gjykohet çdo ditë nëse është nevoja, por mjafton që të gjykohet.

Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka janë 3 gjyqtarët që kanë në dorë gjykimin e çështjes Tahiri. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në seancën e fundit ku u vendos se Tahiri do merrej si i pandehur, ish-ministri kërkoi që çështja e tij të kalojë me gjykim i shkurtuar.

Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

Në maj të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë. Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën “arrest shtëpie”.

Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.

(k.m. f.g. & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja tahiri gjyqi per saimir tahirin saimir tahiri dosja tahiri gjyqi per saimir tahirin saimir tahiri

Sondazh

Poll