Aktualitet

Atentati ndaj Ujkës/ Ja pista kryesore ku po hetohet, Policia sekuestron kamerat

29 Nëntor 2021, 19:49 Nga DOSJA
Atentati ndaj Ujkës/ Ja pista kryesore ku po hetohet, Policia sekuestron

SHKODËR– Ish-kryekomunari i Velipojës, Pashko Ujka u vra sot me armë zjarri, disa metra larg shtëpisë së tij. Policia ka nisur menjëherë nga puna për identifikimin e kapjen e autorit/autorëve, por hetimet janë përqendruar jo vetëm me funksionin e tij si ish-kryetar i Komunës.

Gjithashtu po hetohet edhe në aktivitetin e tij si ndërtues i disa pallateve në qytetin e Shkodrës. Mendohet se atentati mund të ketë lidhje me shitjen e ndonjë apartamenti, apo tokën e ndërtimit, megjithatë nuk përjashtohen edhe pista të tjera.

Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes, ndërsa pritet që një dëshmi të japë bashkëshortja e Ujkës dhe i vëllai, që ishin me të në momentin e atentatit.

LAJMI KRYESOR: VD: Atentat me silenciator në Shkodër, vdes në spital ish-kryekomunari i Velipojës

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vdes pashko ujka vdes pashko ujka

Sondazh

Poll