Aktualitet

“Asgjë për t’u shqetësuar në 12 orët në vijim”, prefekti i Vlorës: Vjosa në rënie

29 Nëntor 2021, 19:27 Nga DOSJA
“Asgjë për t’u shqetësuar në 12 orët

VLORË – Prefekti i Qarkut të Vlorës Flamur Mamaj deklaroi se kushtet atmosferike do të jenë të normalizuara në 12 orët e ardhshme. Pas daljes nga shtrati të lumit Vjosa dhe shtimit të përmbytjeve të rrugëve në Vlorë, Mamaj deklaroi situata do të përmirësohet dhe se niveli i Vjosës në Përmet po vjen duke rënë, kurse në Mifol nuk ka ndryshuar.

Ai konfirmoi se diga mbrojtëse do të parandoljë shpërthimin e përmbytjeve masive në Vlorë.

“Ka patur intensitet të lartë reshjes, por situata është e qetë deri tani. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për të paktën 12 orët e ardhshme. Na favorizon mungesa e reshjeve gjatë këtyre 12 orëve por edhe niveli i Vjosës në Përmet është në rënie. është në 3.5 metra në këto momente. Vetëm në Mifol, situata prej tre orësh është në të njëjtin nivel, 6,36 cm. Edhe nga kjo prognozë jemi të bindur se s’do kemi situatë të shqetësuar. Na ndihmon diga mbrojtëse që na garanton të mos kemi situatë përmbytje. Pika kritike që mund të kemi rrezikshmëri gjatë periudhave të mëparshme ka qenë 7.3 por me investimin që kemi tani do shohim si do sillen prurjet. Shpresojmë mos të kemi asnjë lloj shqetësimi”, deklaroi për mediat prefekti i Vlorës Flamur Mamaj.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq pushton Shqipërinë!Vjosa e Shkumbini dalin nga shtrati, probleme me borën

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet flamur mamaj lumi vjosa del nga shtrati permbytje ne vlore flamur mamaj lumi vjosa del nga shtrati permbytje ne vlore

Sondazh

Poll