Aktualitet

Në sy të gruas e vëllait! Si u organizua atentati ndaj Pashko Ujkës në Shkodër

29 Nëntor 2021, 19:43 Nga DOSJA
Në sy të gruas e vëllait! Si u organizua atentati ndaj Pashko

SHKODËR– Detaje të tjera janë bërë me dije lidhur me atentatin ndaj ish-kryekomunarit të Velipojës, Pashko Ujka, mbrëmjen e sotme në Shkodër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 64-vjeçari Ujka është qëlluar me armë zjarri vetëm disa metra larg banesës së tij. Por në momentin që ndaj tij është shkrepur arma e zjarrit, Ujka nuk ka qenë i vetëm.

Me të në momentin e vrasjes ishte dhe bashkëshortja e tij dhe i vëllai, të cilët duket se fatmirësisht nuk janë lënduar nga plumbat. Megjithatë mund të jetë personat “kyç” që do të zbardhin vrasjen e 64-vjeçarit, për të zbuluar më shumë detaje lidhur me autorin e ngjarjes.

LAJMI KRYESOR: VD: Atentat me silenciator në Shkodër, vdes në spital ish-kryekomunari i Velipojës

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet pashko ujka vdes pashko ujka pashko ujka vdes pashko ujka

Sondazh

Poll