Aktualitet

Po kulloste bagëtitë, 58-vjeçari humbet jetën pasi bie nga 15 metra (EMRI)

29 Nëntor 2021, 18:55 Nga DOSJA
Po kulloste bagëtitë, 58-vjeçari humbet jetën pasi bie nga

DELVINË – Një 58-vjeçar nga Delvina ka humbur jetën. Sh.Q. ishte duke kullotur bagëtitë dhe pasi ra në përrua nuk mundi të shpëtonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Tatzat, në orën 19:00.

Sipas informacioneve, viktima quhet Shaban Qoku. Raportohet se ka rënë nga 15 m letra.

NJOFTIMI I POLICISË

“Delvinë/Informacion paraprak. Më datë  29.11.2021,  rreth orës 19:00, në vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat, shtetasi Sh.Q., 58 vjeç, duke kullotur bagëtitë e tij,  dyshohet se aksidentalisht ka rënë në përrua dhe për pasojë  ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të  ngjarjes”, njofton Policia. 

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet delvine delvine

Sondazh

Poll