Sport

Ronaldo shpërthen disa orë nga fituesi i Topit të Artë: “Të gjitha janë gënjeshtra”

29 Nëntor 2021, 19:11 Nga DOSJA
Ronaldo shpërthen disa orë nga fituesi i Topit të Artë:

PARIS-Topi i Artë i vitit 2021 do të jepet në Paris, në një përballje të shpallur kokë më kokë mes Leo Messit dhe Robert Lewandowskit.

Ai që me siguri është zhgënjyer më tepër është Cristiano Ronaldo, i cili nuk do të jetë në mbrëmjen e ceremonisë. E pikërisht për arsyen e mungesës së tij, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” u shpreh me një postim të gjatë në Instagram. Nën lupën e lojtarit ishte Pascal Ferre, kryeredaktor i France Football dhe revista franceze që organizon çmimin.

“Rezultati i sotëm shpjegon pse deklaratat e Pascal Ferré javën e kaluar, kur ai tha se ambicia ime e vetme ishte të përfundoja karrierën time me më shumë Topa të Artë sesa Lionel Messi. Pascal Ferré gënjeu, ai përdori emrin tim për të promovuar veten dhe për të promovuar revistën për të cilën punon (France Football).

Dua të përgëzoj gjithmonë këdo që fiton, brenda sportit dhe lojës së ndershme që e kanë udhëhequr karrierën time që në fillim dhe e bëj sepse nuk jam kurrë kundër askujt. Unë fitoj gjithmonë për veten time dhe për klubet që përfaqësoj, fitoj për veten time dhe për ata që më duan. Unë nuk fitoj kundër askujt. Ambicia më e madhe e karrierës sime është të fitoj tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë për klubet që përfaqësoj dhe për kombëtaren e vendit tim.

 

 

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Ambicia më e madhe e karrierës sime është të jem shembull i mirë për të gjithë ata që janë apo duan të jenë futbollistë profesionistë. Ambicia më e madhe e karrierës sime është ta lë emrin tim të shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit botëror. E përfundoj duke thënë se fokusi im është tashmë te ndeshja e radhës e Manchester United dhe te gjithçka që, së bashku me shokët e skuadrës dhe tifozët tanë, mund të arrijmë.”

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll