Sport

Vendim surprizë/ Klubi i Superiores shkarkon trajnerin, humbja ndaj…

29 Nëntor 2021, 12:44 Nga DOSJA
Vendim surprizë/ Klubi i Superiores shkarkon trajnerin, humbja ndaj…

RROGOZHINË– Gugash Magani nuk do të jetë më trajneri i Egnatia-s. Klubi rrogozhinas ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun peqinas. Humbja në ndeshjen e fundit ndaj Kukësit i ka kushtuar pankinën teknikut që nuk fiton prej 5 javësh.

Magani është trajneri i trete që këtë edicion largohet nga drejtimi i një skuadre në Superiore. Më herët janë larguar Dejan Vukiçeviç nga skuadra e Laçit dhe Edi Martini nga ekipi i Teutës.

“KF Egnatia falënderon trajnerin Gugash MAGANI për bashkëpunimin. Klubi dhe trajneri vendosin të ndërpresin bashkëpunimin me konsesus. I urojmë suksese në vijim trajnerit MAGANI“, lexohet në postimin zyrtar të klubit nga Rrogozhina.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport egnatia magani egnatia magani

Sondazh

Poll