Sport

Udhëtuan 31 orë për të parë Tottenham-in, ndeshja u shty: Kane bën veprimin e madh

29 Nëntor 2021, 12:22 Nga DOSJA
Udhëtuan 31 orë për të parë Tottenham-in, ndeshja u

ANGLI– Harry Kane me zemër të artë. Ditën e dielë ishte programuar të luhej takimi mes Burnley-t dhe Tottenham për javën e 13-të të Premier League, por u shty për shkak të dëborës që përfshiu stadiumin “Turf Moor”. Një vendim që i theu zemrën një tifozi të Tottenham pasi me partneren e tij bënë një udhëtim 31 orësh për të parë ndeshjen, por në fund dy klubet dhe tifozët u detyruan të ktheheshin në shtëpi. Megjithatë, çifti ka marrë një ftesë surprizë nga Kane.

Tifozi i Spurs dhe gruaja e tij udhëtuan mbi 7400 km për të ndjekur ndeshjen. Tifozi vendosi të tregojë aventurën e tij në Twitter, duke dhënë të gjitha detajet e udhëtimit të tij 31 orësh nga Dallas në Lancshire. Megjithatë, ndeshja u anulua dhe postimi i tij, i publikuar para ndeshjes, u bë menjëherë viral.

 

Just been sent this tweet and absolutely gutted for you! For your commitment and to make up for the match being called off I’d like to invite you to a home game as my guest when you’re next in London ? https://t.co/wB3c8c40HN

— Harry Kane (@HKane) November 28, 2021

Dikush i ofroi një biletë për ndeshjen në shtëpi të Tottenhamit kundër Brentford që do të luhet ditën e enjte, por jo vetëm kaq. Legjenda e Spurs, Micky Hazard kontaktoi çiftin dhe u kërkoi atyre të ishin të ftuarit e tij VIP për një mbrëmje me Ledley King dhe Michael Dawson në Londër.

Më në fund, surpriza. Harry Kane i përgjigjet postimit të tifozit amerikan, duke e ftuar atë në një ndeshje në stadiumin Tottenham Hotspur, me shpenzimet e tij. “Sapo mora këtë postim në Tëitter dhe më vjen absolutisht keq për ju! Për përpjekjet tuaja dhe për të rikuperuar ndeshjen e anuluar, do të doja t’ju ftoja në një ndeshje në shtëpi si mysafiri im kur të jeni në Londër.”

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kanë tottenham kanë tottenham

Sondazh

Poll