Sport

Befasuese, Pique shokëve të tij: “Qëndroni shtrirë në tokë, fitoni kohë”…

29 Nëntor 2021, 12:04 Nga DOSJA
Befasuese, Pique shokëve të tij: “Qëndroni shtrirë

SPANJE – Te Barcelona trajnimi i Xavi duket se po jep efektet e para pozitive. Pas fitores së ngushtë ndaj Espanyolit, ‘blaugranat’ mundën 3-1 Villarrealin në “Estadio de la Cerámica”.

Pavarësisht rezultatit, megjithatë ndeshje nuk ishte aspak një ndeshje e lehtë. Pasi kaluan në epërsi të parët me De Jong, vendësit barazuan në 1-1 me Chukwueze, për t’u rikthyen në avantazh me Depay në minutën e 88-të.

Një rezultat për t’u mbrojtur me dhëmbë dhe thonj, duke lënë mënjanë lojën e ndershme dhe duke i lënë hapësirë ​​pragmatizmit për një kohë. Zherard Pique, në fakt, ka vrapuar menjëherë drejt shokëve të skuadrës që po festonin me për ish-sulmuesin e Lyonit, duke i ftuar të qëndrojnë me kokë në lojë dhe të luftojnë deri në fund.

Për më tepër, duke përqafuar Dembélé dhe Coutinho, sipas zbulimit nga “AS”, ai do të kishte thënë: “Tani djema, le të luajmë me kokë, të bëjmë gjithçka mirë. Të luajmë pa nxitim dhe të fitojmë kohë. Të marrim faulla, të qëndrojmë shtrirë dhe të fitojmë kohë. Ju lutem, lehtë, këto tre pikë thjesht nuk mund t’i humbasim.”

Me pak fjalë, jo një shembull i ‘fair-play’-ut. Në realitet, megjithatë, shokët e skuadrës bënë të vetën, duke vazhduar lojën dhe gjithashtu duke gjetur golin përfundimtar 3-1 me Coutinhon. Një gol që gëzoi pa masë Xavi dhe Pique…

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport argjentina barcelona barcelona liverpool dembélé dhe coutinho në fakt rikthimit të xavi në barcelonë sipas zbulimit nga “as” trajnimi i xavi duket xavi hernandez xavi me barçën zherard pique argjentina barcelona barcelona liverpool dembélé dhe coutinho në fakt rikthimit të xavi në barcelonë sipas zbulimit nga “as” trajnimi i xavi duket xavi hernandez xavi me barçën zherard pique

Sondazh

Poll