Sport

Zyrtare: Ralf Rangnick trajneri i ri i Manchester United deri në fund të sezonit

29 Nëntor 2021, 15:02 Nga DOSJA

ANGLI – Manchester United ka zyrtarizuar, me një njoftim për shtyp në faqen zyrtare, ardhjen e Ralf Rangnick në stol: një detyrë e përkohshme deri në fund të sezonit.

Pas kësaj periudhe, Ralf do të vazhdojë të luajë një rol këshillues edhe për dy vite të tjera në klubin e “Djajve të Kuq”.

Gjermani rreth një vit më parë kishte qenë pretendent për stolin e Milanit në rast shkarkimi të Stefano Piolit, i konfirmuar më pas te kuqezinjtë.

Fjalët e para të Rangnick: “Jam i emocionuar që bashkohem me Manchester United. Skuadra është shumë e talentuar dhe ka një ekuilibër të madh mes rinisë dhe përvojës.

Të gjitha përpjekjet e mia gjatë gjashtë muajve të ardhshëm do të synojnë t’i ndihmoj këta lojtarë të realizojnë potencialin e tyre, si individualisht dhe, mbi të gjitha, si ekip.” Kështu është shprehur Rangnick në faqen e zyrtare të Manchester United.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ardhjen e ralf rangnick gjermani rreth një vit më parë ish-mesfushori i manchester united kaos te manchester united manchester united manchester united ka zyrtarizuar në faqen zyrtare ardhjen e ralf rangnick gjermani rreth një vit më parë ish-mesfushori i manchester united kaos te manchester united manchester united manchester united ka zyrtarizuar në faqen zyrtare

Sondazh

Poll