Sport

Messi fiton “Topin e Artë” të shtatë: Lewandowski dhe Jorginho, pas “Pleshtit”

29 Nëntor 2021, 11:39 Nga DOSJA
Messi fiton “Topin e Artë” të shtatë: Lewandowski dhe

FRANCE Tani u bënë 7! Këtë herë ai do ta marrë atë në shtëpinë e tij e re, Paris. Leo Messi ka mposhtur edhe një herë konkurrencën, e cila nuk ka qenë kurrë aq e pamëshirshme sa këtë vit.

Ishte Lewandowski, i cili do ta meritonte tashmë në 2020-ën pasi fitoi Champions League me Bayern Munich, ishte Jorginho, i cili në pak muaj kishte arritur të fitonte Champions dhe Superkupën me Chelsean, si dhe “Euro 2020” me Italinë.

E fortë ishte edhe kandidatura e Benzemas, e bujshme në vitin e fundit me Real Madridin dhe protagonist i Nations League të fituar nga Franca. Por në fund, Messi fitoi edhe një herë.

Dhe sot, në “Théâtre du Châtelet” të Parisit, do të rreshtojë “Topin e Artë” të 7-të në edicionin e 65-të të trofeut.

Në listën me 30 kandidatë të shpallur më 8 tetor, ishin edhe pesë italianë: Donnarumma, Chiellini, Bonucci, Barella dhe Jorginho. Italiano-braziliani mbetet ai që ka më shumë shanse për t’u ngjitur në podium, duke pasur parasysh sezonin pothuajse perfekt.

Megjithatë, nuk mjaftoi që ai ta merrte “Topin e Artë” në shtëpi. Penalltia e gabuar ndaj Zvicrës, e cila i kushtoi Italisë hyrjen direkt në Botëror, nuk ndikoi. Votimi i jurisë së gazetarëve u mbyll më 24 tetor.

Edhe tre asistet e bëra dje nga Messi në fitoren e PSG-së në Saint-Etienne nuk kishin rëndësi. E njëjta gjë vlen edhe për goditjen fantastike nga lart me të cilën Lewandowski, hapi rezultatin të mërkurën e kaluar në mbrëmjen me borë të Champions League në Kiev.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ai ta merrte “topin e artë” argjentinasi lionel messi do ta marrë atë në shtëpinë e tij e re edhe kandidatura e benzemas fitoren e psg-së në saint-etienne ishte jorginho ishte lewandowski leo messi ka mposhtur trofeu prestigjoz “topi i artë” votimi i jurisë së gazetarëve ai ta merrte “topin e artë” argjentinasi lionel messi do ta marrë atë në shtëpinë e tij e re edhe kandidatura e benzemas fitoren e psg-së në saint-etienne ishte jorginho ishte lewandowski leo messi ka mposhtur trofeu prestigjoz “topi i artë” votimi i jurisë së gazetarëve

Sondazh

Poll