Sport

Neymar harron dëmtimin, tavolinë pokeri dhe festë deri në agim me miqtë brazilianë

29 Nëntor 2021, 13:10 Nga DOSJA
Neymar harron dëmtimin, tavolinë pokeri dhe festë deri në

PARIS-Pasi u largua nga stadiumi me paterica për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Saint-Etienne, Neymar duket se e ka harruar atë dëmtim dhe është argëtuar deri në agim me këngëtarin brazilian i njohur me emrin e artit Jottapê.

Futbollisti brazilian duket se ka preferuar të rrijë me miqtë e tij, siç e dëshmojnë edhe story-t në Instagram të shpërndarë nga protagonistët.

Neymar mirëpret Jottapê dhe Estefany në Paris

Këngëtari ka mbërritur këtë të dielë në Paris dhe në natën e tij të parë ka shkuar për të vizituar Neymar me partneren e tij Estefany, e cila është një aktore me më shumë se 800 mijë ndjekës në Instagram. Të dy kanë pozuar me brazilianin dhe fotot i kanë shpërndarë përmes Instagramit. Në një nga këto fotografi mund të shihet edhe një tavolinë pokeri.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport neymar psg neymar psg

Sondazh

Poll