Sport

Hetimi, Juve rrezikon Serie B dhe heqjen e titullit! Ja nëse konfirmohen akuzat

29 Nëntor 2021, 12:36 Nga DOSJA
Hetimi, Juve rrezikon Serie B dhe heqjen e titullit! Ja nëse konfirmohen

ITALI-Akuza të rënda varen mbi klubin më të suksesshëm në Itali, Juventus, pasi Prokuroria Publike e Torinos hapi zyrtarisht një hetim që përfshin të gjithë drejtuesit e Juventusit (nga Agnelli deri te zv.presidenti Pavel Nedved) nën hetim për kontabilitet të rremë.

Codacons (Kordinimi i Shoqatave të Mbrojtjes) e cilëson se është “një kuti e vërtetë e Pandorës, duke pasur parasysh se vitet e fundit shumë operacione që përfshinin klubin e Juventusit kishin bërë që tifozët dhe opinionistët e futbollit të mos i pëlqenin”.

“Në veçanti, nën akuzë janë plusvalencat në merkato dhe tarifat e paguara ndaj menaxherëve, të regjistruara në buxhetet e tre sezoneve sportive, nga ai i përfunduar më 30 qershor 2019 deri në atë të fundit, që ka përfunduar më 30 qershor të këtij viti.

Në total – nënvizon shoqata e konsumatorëve – ka fitime kapitale prej 282 milionë eurosh në tre vjet ‘të karakterizuara nga rritja e vlerave me mashtrim’.

Përtej përgjegjësive individuale, klubi nuk do të përjashtohet nga ndëshkimi. Për këtë arsye dhe për të mbrojtur mijëra tifozë, ne do të paraqesim një ankesë në Antitrust dhe Prokurorinë Federale duke kërkuar rënien e klubit të Juventusit në Serie B dhe revokimin e titujve të fundit të kampionatit, të fituara me hijen e këtyre operacioneve potencialisht të paligjshme”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport juventus juventus

Sondazh

Poll