Aktualitet

Moti i keq! Del nga shtrat përroi në Gjirokastër, problem me rrëshqitjen e gurëve

29 Nëntor 2021, 08:13 Nga DOSJA
Moti i keq! Del nga shtrat përroi në Gjirokastër, problem me

GJIROKASTËR– Moti i keq ka krijuar probleme në akset rrugore dhe në furnizimin me energji elektrike. Problematikë me rrëshqitjen e gurëve në disa akse në Gjirokastër. I bllokuar për shkak të rënies së gurëve ka mbetur aksi rural Kolonjë-Golem.

Gjatë natës ka dalë nga shtrati përroi i Lënxës në fshatin Lazarat duke krijuar probleme në qarkullimin e njerëzve dhe makinave që lidhin dy lagjet kryesore të këtij fshati.

Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve kanë punuar me skrep për të hequr inertet që kishin uzurpuar rrugën dhe para pak situata është normalizuar. Ndërsa problematike qëndron situata në aksin rural Kolonjë-Golem ku inertet e rëna nga lartësitë si pasoje e shirave, kanë krijuar bllokimin e rrugës. Momentalisht banorët e Golemit gjenden të izoluar nga pjesa tjetër e vendit si rrjedhojë e kësaj situate.

Ndërkohë në disa fshtara në Tepelenë dhe në Memaliaj ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra.

LAJMI KRYESORE:Moti i keq në Shqipëri! Reshje shiu dhe dëbore në male, ulen temperaturat

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster moti i keq ne shqiperi gjirokaster moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll