Aktualitet

U fut në tualet ti shpëtonte flakëve,DETAJET nga vdekja e 12-vjeçares në Gjirokastër

29 Nëntor 2021, 07:52 Nga DOSJA
U fut në tualet ti shpëtonte flakëve,DETAJET nga vdekja e

GJIROKASTËR– Mbrëmja e djeshme u mbyll me vdekjen e 12-vjeçares në Derviçan të Gjirokastrës, banesa e të cilës u përfshi nga flakët. Shkak i zjarri në banesë është bërë një qiri, i cili përdorej për ndriçim, pasi mbrëmjen e djeshme zona e Dropullit ishte pa energji elektrike. Pasi flakët u shpërndanë në banesë, 12-vjeçarja Krisanthi Ndrico u fut në tualetin e shtëpisë, për ti shpëtuar zjarrit, por nuk ka mundur dot.

Zjarri dyshohet se ka nisur në kuzhinën e katit të parë të banesës dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.

Babai i vajzës së mitur, Irakli Ndriço, ndodhet në spital pasi mori djegie në trup.

Babë e bijë u nxorrën nga shtëpia e përfshirë nga flakët dhe u dërguan në spital, të dy me shenja jete, por e mitura nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërsa i ati është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se shkak i zjarrit që shkrumboi banesën ishte një qiri, pasi prej orës 17 të pasdites së të dielës fshatrat e Dropullit ishin pa energji elektrike, ndërsa zona e Gjirokastrës prej dy ditësh është përfshirë nga reshje të forta shiu dhe ere.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet irakli ndrico krisanthi ndriço zjarr ne gjirokaster irakli ndrico krisanthi ndriço zjarr ne gjirokaster

Sondazh

Poll