Aktualitet

Ndodh në Kukës, mbështetësit e PD-së tentojnë të futen në KZAZ me kamion, plagosen dy policë (VD)

19 Qershor 2019, 10:05 Nga DOSJA
Ndodh në Kukës, mbështetësit e PD-së tentojnë

KUKËS– Tensione në KZAZ-në nr.11 në Kukës. Mbështetësit e PD-së kanë tentuar që të hyjnë me kamion në KZAZ duke thyer xhamat. 

Mbështetësit e PD-së janë përplasur me efektivët e policisë duke plagosur dy prej tyre. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se ata janë Fatos Uka dhe Rasim Hoxhaj, i cili ishte i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Në bashkitë e drejtuara nga opozita  kanë nisur incidentet për shkak të dekretit të Presidentit Ilir Meta, i cili vendosi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ky dekret, i cilësuar nul nga mazhoranca ka futur vendin në një krizë edhe më të thellë institucionale dhe politike.

Në Shkodër, Tropojë e Kavajë janë shënuar incidente, ndërkohë që situata është e tensionuar edhe në Kukës dhe bashkitë e tjera të drejtuara nga PD.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tensione ne kukes zbrazja e kzaz-ve te votimit tensione ne kukes zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll