Aktualitet

Shkatërroi portën hyrëse të Gjirin e Kakomesë, arrestohet 41-vjeçari

28 Nëntor 2021, 15:09 Nga DOSJA
Shkatërroi portën hyrëse të Gjirin e Kakomesë,

VLORË – Një 41-vjeçar nga Himara është arrestuar nga policia e Vlorës për akuzat “shkatërrim i pronës” dhe “kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”. Ai është qytetari me inicialet G.P. Sipas informacioneve të Policisë, G.P. ka shkatërruar para disa ditësh portën hyrëse të Gjirit të Kakomesë si dhe ka kundërshtuar policinë private.

G.P. ishte shpallur në kërkim nga policia.
NJOFTIMI I POLICISË SË VLORËS 

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, bënë ndalimin për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, e shtetasit G.P.,41 vjeç,banues në Nivicë, Himarë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, sepse ka shkatërruar portën hyrëse në gjirin e “Kakomesë”, dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë private.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjiri i kakomese gjiri i kakomese

Sondazh

Poll