Aktualitet

Nisin punimet për Aeroportin e Vlorës! Rama:’Fabrikë buke’!Mynihu e merr në menaxhim

28 Nëntor 2021, 12:01 Nga DOSJA
Nisin punimet për Aeroportin e Vlorës! Rama:’Fabrikë

VLORË-Aeroporti i Vlorës do të jetë gati në vitin 2025 dhe do të hapë rreth 1 mijë vende pune. Kjo u bë e ditur ditën e sotme, në ceremoninë e nisjes së punimeve. I pranishëm ishte kryeministri Rama i cili nënvizioi se ky aeroport është vepër historike jo për Vlorën, por për Shqipërinë edhe për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët.

Kryeministri Edi Rama, ministrja Balluku si dhe ndërtuesi Behgjet Pacolli shpjeguan njëri pas tjetrit procesin e fillimit dhe si do të vazhdojë puna për ndërtimin e portës së tretë nga qielli të shqiptarëve.

Sipas Ramës, aeroportet apo portet dhe projekte të tjera të këtij lloji janë fabrika buke dhe motorë të fuqishëm ekonomikë që rrisin buxhetin e shtetit. Rama listoi aeroportet, nga ai i Vlorës, Sarandës apo Portet e Durrësit, Vlorës dhe Shëngjinit, duke premtuar se shpreson që puna për këto projekte të përfundojë brenda këtij mandati.

Rama tha se lajmi i madh është marrëveshja me aeroportin e Mynihut. Kreu i qeverisë tha se ata kanë nisur ta monitorojnë projektin që në fillim dhe janë të gatshëm ta marrin aeroportin që në momentin e parë kur do të jetë gati për fluturimet.

Kryeministri tha në fund se ‘kur thua Gjirokastër i ke thënë të tëra, kur thua Vlorë nuk ke më ç’thua’. Ai theksoi me ironi se nëse do ishte ditë me diell vlonjatët do të ishin në takim por sot që është shi po ndjekin nga TV dhe së shpejti do ta pyesin a do jetë gati aeroporti javës tjetër.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘T’ju ectë puna vaj’/Rama:Kur thua Vlorë nuk ke më ç’thua, sot do marr mesazhe nga..

VD-Rama: Aleanca me aeroportin e Mynihut garanton cilësinë dhe të ardhmen

VD-Rama: Aeroportet janë fabrika buke!

VD-‘Lavdet’ për Ramën! Pacolli: Kryeministri që preferoj! Ka energji të paparë

VD-Aeroporti/ Rama: U përballa me vlonjatët, dihet se janë kampionë të padurimit

VD-Nisja e punimeve në aeroportin e Vlorës, Balluku: Balta këtu e ka zhurmën e bukur

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore edi rama nisja e punimeve ne aeroportin e vlores edi rama nisja e punimeve ne aeroportin e vlores

Sondazh

Poll