Aktualitet

Shqiptarë nga Kosova në Vlorë: Bashkim kombëtar para se të futemi në BE

28 Nëntor 2021, 13:31 Nga DOSJA
Shqiptarë nga Kosova në Vlorë: Bashkim kombëtar para se

VLORË – Festa e 109-vjetorit të themelit të shtetit shqiptar ka sjellë në Vlorë qytetarë nga Kosova dhe të huaj. Pavarësisht rrethanave historike të ndarjes prej pushtimeve dhe vendimeve të Perëndimit, nuk fshihet dëshira për bashkim kombëtar midis Shqipërisë dhe Kosovës në të dyja vendet. Këtë e kanë shprehur disa qytetarë nga Kosova sot në Vlorë për disa media shqiptare.

“Vijmë nga Deçani. Kemi ardhur mbrëmë do rrimë deri të hënën. Të festojmë. Festa më e mirë e kombit shqiptar. Atmosfera shumë e mirë. Presim bashkimin kombëtar. Bashkim vetëm bashkim. Komb të vetëm s’ka diskutim”, deklaron një qytetar nga Kosova.

Një tjetër qytetar nga Kosova dëshiron që të dyja shtetet të bashkohen përpara se të integrohen në Bashkimin Europian.

“Na lidh flamuri, na lidh historia. Një komb dhe vijmë ta festojmë bashkë me juve. Shpresojmë në të ardhmen më të afërt të kemi një shtet. Para se të përfundojmë në BE”, shprehet qytetari nga Kosova.

Dy shtetase të huaja nuk e fshehin adhurimin për Shqipërinë. Ata pranojnë se punojnë dhe jetojnë në vendin tonë.

“Kjo është festë shumë e madhe. Shqipëria shumë e bukur. Duam të qëndrojmë në Shqipëri. Mali, deti, plazh. Jetojmë dhe punojmë këtu”, thotë qytetarja e huaj.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 109 vjetori i shpalljes së pavarësisë së shqipërisë. bashkimi kosove-shqiperi 109 vjetori i shpalljes së pavarësisë së shqipërisë. bashkimi kosove-shqiperi

Sondazh

Poll