Aktualitet

Kokainë në Tiranë!Arrestohen dy persona, mbanin në lokal dhe banesë lëndën narkotike

28 Nëntor 2021, 13:11 Nga DOSJA
Kokainë në Tiranë!Arrestohen dy persona, mbanin në lokal dhe

TIRANË– Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi iu janë gjetur lëndë narkotike, kokainë. Një 29-vjeçar ka rënë në pranga pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, shuma parash rreth 21.000 Euro dhe rreth 273.000 lekë. Po ashtu, në pranga ka përfunduar dhe një 36-vjeçar pasi ka hapur lokalin që ka në pronësi, duke futur brenda saj mbetje pluhuri të dyshuar si kokainë.

NJOFTIMI:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 29 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, shuma parash rreth 21.000 Euro dhe rreth 273.000 lekë (të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike) dhe një peshore elektronike.

Po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., 36 vjeç, pasi në rrugën “Stefan Shundi”, në kundërshtim me aktin normativ, është konstatuar i hapur lokali në pronësi të tij (për të cilin ka marrë masën administrative përkatëse), dhe gjatë kontrollit të ushtruar në lokal, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pllakë qeramike dhe një pjatë porcelani, me mbetje pluhuri të dyshuar si lëndë narkotike e llojit kokainë.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane kokaine ne tirane tirane arrestime ne tirane kokaine ne tirane tirane

Sondazh

Poll