Aktualitet

Pavarësia e Shqipërië, presidenti i Italisë uron Metën: Të ardhme të begatë…

28 Nëntor 2021, 12:01 Nga DOSJA
Pavarësia e Shqipërië, presidenti i Italisë uron Metën:

TIRANË- Presidenti Ilir Meta në 109-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë ka marrë mesazh urimi nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.
Mattarella në mesazhin e urimit drejtuar Metës dhe shqipëtarëve, ka theksuar se Tirana dhe Roma kanë krijuar një marrëdhënie të ngushtë që është në rritje të vazhdueshme.

Në mesazhin e tij, drejtuar Kreut të Shtetit shqiptar, Presidenti Mattarella uron:

“Kremtimi i Ditës kushtuar Pavarësisë më jep mundësin t’ju përcjell Ju dhe të gjithë bashkëqytetarëve tuaj urimet më të përzemërta për një të ardhme të begatë për Republikën e Shqipërisë!
 
Tiranën dhe Romën i bashkon një marrëdhënie tejet e konsoliduar në rritje të vazhdueshme, falë edhe rolit dinamik të komunitetit shqiptar në vendin tonë, si edhe atij italian në Shqipëri.
 
Italia ndan plotësisht aspiratën e ligjshme të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes europiane dhe mbështet me bindje e vendosmëri çeljen pa hezitim të negociatave të anëtarësimit.
 
Marrëdhëniet midis vendeve tona janë shumë të ngushta, edhe në nivel shumëpalësh si rrjedhojë e të qenit pjesë e Aleancës Atlantike dhe bashkëpunimit të nisur në funksion të mandatit të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për dyvjeçarin 2022-2023.
 
Me këtë frymë dhe me ndjenja miqësie të sinqertë, ju shpreh dhe njëherë urimet e mia më të përzemërta, Juve dhe popullit shqiptar me rastin e kësaj date të shënuar!”

(F.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 28 nentor 2021 festa e 28 nentorit ilir meta sergio mattarella shqiperia 109 vite shtet 28 nentor 2021 festa e 28 nentorit ilir meta sergio mattarella shqiperia 109 vite shtet

Sondazh

Poll