Aktualitet

Shqipëria 109-vite shtet/ Rama dhe Meta në Vlorë, Basha në Varrezat e Dëshmorëve

28 Nëntor 2021, 07:06 Nga DOSJA
Shqipëria 109-vite shtet/ Rama dhe Meta në Vlorë, Basha në

TIRANË– Sot data shënon 28-nëntor, një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët e cilësuar edhe si “Dita e Flamurit”. Shqipëria mbush sot 109 vite që nga shpallja e Pavarësisë, më 28-nëntor të vitit 1912. Në këtë ditë, Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi në Vlorë, duke e shpallur vendin tonë, të pavarur. Po më 28 nëntor 1443, heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë e saj.

Kjo ditë që shënon dy ngjarjet më të rëndësishme historike në vend, dhe festohet nga të gjithë shqiptarët kudo në botë. Ngritja e flamurit në Vlorë nga i madhi Ismail Qemali, është konsideruar edhe si nëntori i dytë.

Në Vlorë janë zhvilluar dhe festimet për këtë ditë të rëndësishme për shqiptarët. Ngritja e Flamurit është bërë në sheshin me të njëjtin emër në Vlorë. Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti Ilir Meta, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Kreu i qeverisë nuk përshëndeti Lelin apo Metën, ndërsa e vetmja që përshëndeti ishte Lindita Nikolla.

Nga ana tjetër, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shoqëruar edhe nga drejtues dhe deputetët e PD, kreu homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

HISTORIA:

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar.

Më 28 Nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit shqiptar. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare. Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.

28 Nëntori i vitit 1912 shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, sepse nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

109-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë/ Atmosfera e festës në Tiranë

Pavarësia! Biden uron Metën: Shqipëria, vend mik i ngushtë dhe aleat i SHBA-së

 

Edhe Yuri Kim në Vlorë! Uron shqiptarët në gjuhën shqipe: Gëzuar ditën e pavarësisë

Basha homazhe tek Monumenti i Nënës Shqipëri: Dita më e bukur e Kombit tonë!

Pas ceremonisë, Meta shkon për kafe! Takon qytetarët,pritet nga aktori Bujar Asqeriu

Politika e përçarë? Meta: Frymëzim për tu bashkuar, që Shqipëria të jetë “zonjë”

Pavarësia e Shqipërisë, Kryemadhi: Le të valvitet i lirë ndër shekuj ky flamur

109-vjet shtet, Berisha: Nderim përjetë për baballarët e Pavarësisë

Ceremonia në Vlorë!Rama distancë me Lelin, Nikolla shtrëngon duart me kryebashkiakun

Rama krah për krah me Metën në Vlorë! Ceremonia e ngritjes së flamurit

Me nipin e Ibrahim Rugovës! Meta uron pavarësinë: Së bashku me Lekën, gëzuar

Shqipëria 109-vite shtet! Rama: Gëzuar 28 Nëntorin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 28 nentor 2021 festa e 28 nentorit shqiperia 109 vite shtet 28 nentor 2021 festa e 28 nentorit shqiperia 109 vite shtet

Sondazh

Poll