Aktualitet

“Jemi Policia e Shtetit”/ Terrorizohet familja në Tepelenë, maskat marrin 2 mln lekë

28 Nëntor 2021, 11:03 Nga DOSJA
“Jemi Policia e Shtetit”/ Terrorizohet familja në

TEPELENË -Një tjetër rast i ngjashëm me grabitjen e Nazmi Çangut ka ndodhur në Tepelenë. ‘Faxnews’ raporton se banesa e Alim Muhos në fshatin Luzat të Tepelenës ka rënë pre e një grabitje.

Në banesë mësohet se kanë hyrë tre persona në orën 1 të natës, të cilët janë prezantuar familjes si policia e shtetit. Personat ende të paidentifikuar janë futur në banesë, aty ku ndodhej vetëm kryefamiljari, pasi e shoqja dhe nusja e djalit nuk ishin në banesë. Autorët kanë marrë nga banesa rrëth 2 milionë lekë të vjetra.

Policia po shoqëron disa persona banues në këtë fshat për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Një grabitje ka ndodhur pas mesnatës në Tepelenë. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 00:20, teksa shtetasi A. M., 68 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, ka njoftuar se rreth orës 21:45 të datës 27.11.2021, në banesën e tij kanë shkuar tre shtetas të paidentifikuar (të pamaskuar dhe të paarmatosur), të cilët i kanë marrë shumën 200.000 lekë të reja. Shtetasi A. M. ka kallëzuar para shërbimeve të Policisë se ka qenë i vetëm në banesë dhe tre personat e paidentifikuar nuk kanë ushtruar dhunë mbi të. Menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alim muho grabitje ne tepelene tepelenë alim muho grabitje ne tepelene tepelenë

Sondazh

Poll